Bota
Autori i sulmit në Paris ishte një person i konvertuar në islam
Ai ka përfaqësuar një pikëpamje radikale të islamit dhe ka pasur kontakte me anëtarë të lëvizjes radikale islame të salafistëve
Personi, i cili të enjten që shkoi vrau me thikë katër persona në ndërtesën e Drejtorisë Policore të Parisit, ka qenë një 45-vjeçar, i konvertuar në islam para vetëm 18 muajve. Sipas të dhënave të Prokurorisë frenceze anti terroriste, sulmuesi ndërkohë i vrarë nga policët, ka qenë një ithtar i një islami radikal.
Ai ka përfaqësuar një pikëpamje radikale të islamit dhe ka pasur kontakte me anëtarë rë lëvizjes radikale islame të salafistëve, ka deklaruar sot në konferencën për shtyp të mbajtur Paris prokurori shtetëror Jean-François Ricard, shkruajnë mediat botërore sot, të cilat e kanë përcjellë konferencën në fjalë.
Nga hetimet e para është konstatuar se ai kishte miratuar veprime të caktuara të cilat ishin bërë në emrin e këtij religjioni”, ka thënë tutje Ricard, transmeton albinfo.ch. Veç tjerash ai e ka miratuar sulmin e ushtruar mbi redaksinë e gazetës satirike “Charlie Hebdo” në vitin 2015. Siç dihet, në këtë sulm terrorist ishin vrarë dymbëdhjetë veta.
Personi në fjalë ksihte shprehur po ashtu dëshirën për kufizimin e kontakteve me femrat ndërsa para disa muajsh ai kishte ndryshuar stilin e veshjes.
Mickaël H., siç është identifikuar tashmë autori i krimit, ishte 45 vjeçar me prejardhje nga Martinique. Ai jetonte në komunüen Gonesse ndërsa në polici punonte nga viti 2003, përcjell albinfo.ch. Ai kishte probleme me dëgjim dhe ishte përgjegjës për kompjuterët në drejtorinë policore.
Gruaja e tij ka thënë, siç raportojnë mediat, se bashkëshorti i saj kohëve të fundit ankohej se po “dëgjonte zëra” .
Viktimat e sulmit të bërë në Paris janë tre burra dhe një grua.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













