Tematike
Zvicër: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës
Autoritetet gjyqësore në kantonin Fribourg të Zvicrës kanë shkatërruar një rrjet shqiptar që trafikonte heroinë në disa pjesë të vendit, shkruan swissinfo, përcjell në shqip albinfo.ch. Në këtë rast, bëhet fjalë për dhjetëra kilogramë heroinë, me një vlerë komerciale rreth 1 milion franga.
Autoritetet njoftuan të martën se pas një viti hetimesh, “në mënyrë progresive kanë çmontuar një organizatë kriminale shqiptare që merrej me trafikimin e heroinës”. Rrjeti po ashtu ishte aktiv në kantonet e Bernës, Vaud-it dhe Gjenevës.
Si rezultat i hetimeve, janë marrë në pyetje 12 njerëz në kantonet përkatëse. Po ashtu, dy persona janë arrestuar jashtë vendit dhe u ekstraduan në Zvicër për qëllime hetimore, sipas deklaratës, përcjell albinfo.ch.
Droga ishte importuar në sasi të mëdha në Zvicër, ku iu dorëzohej ‘tregtarëve’. Këta tregtarë të drogës udhëtonin nëpër katër kantone, ku e zhvillonin biznesin e tyre, e nganjëherë e fshihnin heroinën nëpër pyje, thuhet në raportimin e medias zvicerane.
Autoritetet kanë konfiskuar gjithsej 8.5 kilogramë heroinë dhe rreth 10.5 kilogramë substanca të tjera (paracetamol dhe kafeinë) si dhe 50 mijë franga.
Të dyshuarit pritet të dalin para gjyqit në Zvicër.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër
















