Lajme
Avramopulos: Kosova të plotësojë kushtet për vizat
“Ju e dini mirë që Kosova duhet të përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë"
I ndodhur për vizitë zyrtare në Tiranë, komisioneri i Bashkimit Europian për Migrim, Dimitris Avramopoulos u ka bërë thirrje institucioneve kosovare të përshpejtojnë përmbushjen e kritereve që do të çonin në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Avramopoulos gjatë qëndrimit në Shqipëri, tregoi edhe se shumë shpejt do të vijë edhe në Kosovë dhe premtoi mbështetje për vendin në procesin e liberalizimit, shkruajnë mediet e Tiranës.
“Ju e dini mirë që Kosova duhet të përmbushë disa standarde. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve që t’i përshpejtojnë përpjekjet për këtë gjë. Për ne situata në Kosovë është e rëndësishme”, citohet të ketë thënë Komisioneri Europain.
“E kuptojmë që ajo është e etur të shohë sinjale të prekshme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk kemi dërguar kurrë sinjale negative, përkundrazi. Jemi përpjekur që ta ndihmojmë Kosovën në përpjekjen që ka ndërmarrë për t’i përmbushur të gjitha këto kërkesa të njohura tashmë”, ka thënë Avramopoulus.
“Kam ndërmend të shkoj në Kosovë shpejt. Dëshira ime është që të ndihmoj. Por edhe të më ndihmojnë”, ka deklaruar Dimitris Avramopoulos gjatë një konference në Tiranë.
Këto deklarime të Komisonerit Europian për Migrim u dhanë pikërisht në ditën kur në Kosovë kanë mbërritur ekspertët vlerësues të BE’së nëse vendi ka përmbushur kushtet që vendit iu dhanë në dhjetor të vitit që lamë pas.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













