Lajme
Ballkani rrezikohet nga gripi i derrit
Mjekët po paralajmërojnë se numri i pacientëve në Ballkan do të rritet në javët e ardhshme dhe infeksioni H1N1 do të bëhet i përhapur
Virusi H1N1 apo siç njihet në opinion i Gripi i Derrave ka kërcënuar edhe sivjet vendet e rajonit. Një valë e re e këtij virusi, siç njoftojnë epidemiologët në Evropën Juglindore, po i kanosë vendet ballkanike, ndërsa një numër i konsideruar i pacientëve janë identifikuar tashmë me këtë virus.
Mjekët po paralajmërojnë se numri i pacientëve në Ballkan do të rritet në javët e ardhshme dhe infeksioni H1N1 do të bëhet i përhapur.
“Infeksioni i gripit u konfirmua në pesë pacientë herët këtë vit. Gripi i derrit është konfirmuar në tre nga pesë raste të regjistruara, në dy rastet e tjera është infeksioni i gripit A (H3N2),” tha Marija Zheljko, epidemiologe në institutin për shëndetin publik në Sarajevë, raporton expres.
Bosnja dhe Hercegovina, sipas mjekëve është më e goditur më së shumti nga gripi i derrave.
“Numri i të infektuarve do të rritet kur shkollat dhe kolegjet të nisin semestrin e ri. Ka një përqindje të ulët të njerëzve që janë vaksinuar kundër gripit sezonal”, tha kreu i epidemiologjisë në Zyrën Federale të Shëndetit Publik në Sarajevë, Jelena Ravlija.
Ekspertët po këshillojnë publikun të jetë vigjilent, por theksuan se çdo person që është infektuar me grip nuk është patjetër i goditur me virusin H1N1.
“Kantoneve Bosnjës iu dhanë 10 mijë doza vaksina, por jo të gjitha janë përdorur,” tha Blashko Topalovic, kreu i epidemiologjisë në institutin e shëndetit publik në Tuzëll.
Në Kosovë, ndërkaq një grua 37 vjeçare vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga gripi i derrit, por mjekët thanë se raste të reja të shtetasve të sëmurë rëndë nuk janë zbuluar.
Sipas Milan Jovanovic, i cili punon në Institutin Batut të Shëndetit Publik të Beogradit, Serbia regjistroi 13 pacientë me gripin e derrit. Sipas institutit, numri i njerëzve të infektuar në rajon është rritur.
“Virusi që shkaktoi epidemi në vitet 2009 dhe 2010 tani ka karakteristikat e gripit të zakonshëm sezonal. Ky nuk është më i njëjti virus, nuk është më domosdoshmërish fatal, pasojat dhe trajtimet janë zakonisht si të gripit sezonal”, tha Branislav Todorovi, një epidemiolog në Fakultetin e Mjekësisë në Nish dhe një anëtar i grupit të punës mbi epideminë.
Në Malin e Zi, instituti për shëndetin publik tha se janë regjistruar 150 raste deri tani. Numri më i madh i pacientëve është midis moshave 25 dhe 64 vjeç.
Në Maqedoni, ndërkaq 300 pacientë u regjistruan me virusin H1N1.
Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se 30.000 persona janë vaksinuar kundër gripit në vend. Megjithatë, interesimi në rajon për marrjen e vaksinës nuk është i lartë.
Ndonëse vaksinimi nuk ofron 100 për qind mbrojtje, zyrtarët thanë se pakëson ndjeshëm ndërlikimet kur ndodh infeksioni.
Mjekët këshillojnë se ata që janë mbi 65 vjeç duhet të vaksinohen.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin










