Autotech
Banka zvicerane zëvendëson shtatë punonjës me pesë robotë
Banka zvicerane St.Galler Kantonalbank (SGKB) ka zëvendësuar shtatë punonjës me pesë robotë dhe menaxhmenti është shumë i kënaqur me rezultatet, përcjell albinfo.ch.
Robotët kryejnë të njëjtat detyra si njerëzit, por ata mund të punojnë njëzet orë në ditë, shtatë ditë në javë pa pushim. Kjo është arsyeja pse ato përgjithësisht janë më efikas.
Pilot projekti në bankë është aq i suksesshëm sa që më shumë robotë do të blihen deri në fund të muajit.
Testi u krye vitin e kaluar kur banka bleu asetet e Bankës Varturk. Të dy institucionet kishin sisteme të ndryshme informacioni dhe robotët u përdorën për të transferuar të dhënat e klientit nga dosjet e Office Excel. Robotët nuk zëvendësuan anëtarët e stafit.
“Vlerësimi i potencialit është në lëvizje të plotë.”, tha Felix Buschor nga Bordi i Drejtorëve të Bankës. “Ne po hetojmë nëse ia vlen t’i përdorim ato në sfera të tjera”, shtoi ai.
Disa punonjës janë të shqetësuar se mund të mbesin pa punën e tyre për shkak të robotëve.
Një studim i GFT Technologies vitin e kaluar tregoi se teknologjitë e reja dhe inteligjenca artificiale mund të revolucionarizojnë sektorin financiar. Studimi përfshinte 285 punonjës të kualifikuar të bankave në tetë vende. 94 për qind e tyre thonë se inteligjenca artificiale drejtpërdrejt rrit vlerën e shtuar.
Një raport tjetër në nëntor të vitit të kaluar tregoi se miliona vende të punës në sektorë të ndryshëm janë të kërcënuar. Robotët lehtë mund të vjedhin punën e atyre që janë të përfshirë në restorantet e ushqimit të shpejtë dhe operatorët e makinve. Kopshtarët, punëtorët me fëmijë janë më të sigurt.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Kosovë
Arbër Bullakaj takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë integrimin dhe sukseset e mërgatës Deputeti i ardhshëm në Parlamentin e Zvicrës vlerëson bashkëpunimin Kosovë–diasporë... -
60 studentë në Tiranë marrin certifikatë nga EHL Lausanne, përgëzon Ambasada e Zvicrës -
Zvicër
Nedim Berisha, profesionist i teknologjisë dhe kreativitetit digjital në Zvicër -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Britani
Arbër Aruqi diplomon në Akademinë Mbretërore Sandhurst
Jeta në Zvicër
-
Këto kantone implementojnë kartat e pagesës për azilkërkuesit Schwyz po prezanton padyshim një kartë debiti në vend të parave të gatshme për azilkërkuesit. ... -
Lufthansa nis shkurtime drastike, preken mbi 100 mijë punonjës, përfshirë Swiss -
Çfarë do të thotë për pasagjerët mbyllja e pistës në EuroAirport -
Lufta në Lindjen e Mesme krijon pasiguri për industrinë zvicerane të orëve -
Për shkak të luftës me Iranin, të pasurit nga Dubai po kërkojnë strehim në Zvicër












