Shqipëria

Banorët e Fushë-Krujës: Askush nuk po interesohet për ne

Një banor i Fushë-Krujës i është drejtuar albinfo.ch për të shprehur mllefin e tij ndaj insitucioneve shqiptare, të cilat, sipas tij, nuk po interesohen aspak për ta.

Ai ka thënë se me vetiniciativë tashmë kanë filluar t`i rregullojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti i disa ditëve më parë, ku humbën jetën mbi 50 persona e qindra të tjerë u lënduan.

Halli kryesor i tij është frika se mos do të përsëriten tërmetet e tilla dhe shtëpitë e tyre do të shkatërrohen plotësisht.

Gjithashtu ai ka thënë se të gjithë janë rikthyer nëpër shtëpi./albinfo.ch/