Kosova
Basha e shpall të “mbyllur” seancën konstituive
Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga komuniteti joshumicë serb për ta votuar për nënkryetar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka shpallur “të mbyllur” seancën konstituive, pavarësisht se Kuvendi ka dështuar ta zgjedhë nënkryetarin e vet nga komuniteti joshumicë serb të shtunën.
Dy deputetë e Listës Serbe Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë në tri runde votimi secili, pasi u hodhën në votim përmes shortit nga kryetari Basha. Deputeti tjetër nga ky komunitet, Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori 56 vota për, pesë më pak se 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
Dështimi për ta zgjedhur njërin nga deputetët e hedhur në votim sot nënkupton se Kuvendi nuk ka më askënd nga komuniteti joshumicë serb për ta votuar për nënkryetar. Ditë më parë, Kuvendi zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarë, transmeton albinfo.ch.
Kryetari Basha theksoi se seanca konstituive “mbyllet këtu”, megjithëse Rregullorja e punës së Kuvendit thotë se seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Basha e thirri një mbledhje të kryesisë së Kuvendit për të hënën e 1 shtatorit.
“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë në lidhje me nënkryetarin që vjen nga pakica serbe, prandaj, në këtë rast, konsiderojë se e kemi ezaruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, konsideroj se kjo seancë konstituive është e mbyllur”, tha Basha.
“Në emër të funksionalizimit të Kuvendit dhe materializimit të rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, konsiderojnë se moszgjidhja e njërit prej gjashtë anëtarëve të kryesisë së Kuvendit nuk mund të bëhet pengesë që bllokon konstituimin e Kuvendit”, theksoi Basha.
Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e përmbyllur pa zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve.
“Rrjedhimisht, nuk mund të ketë materializim të asgjëje as zhvillim të procedurave apo ushtrim të funksioneve parlamentare, e as rrjedhje të afateve kushtetuese”, tha Cakolli.
Sipas tij, kjo situatë mund të zgjidhet “vetëm nga Gjykata qoftë me konstatim të dështimit të konstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor, ose me shpallje të pavlefshme dhe përsëritje të procedurës së votimit për nënkryetarët e komuniteteve”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, tha se Lëvizja Vetëvendosje po “tallet me Kuvendin dhe qytetarët”. “Nuk varet nga vullneti dhe interpretimi i kryetarit të Kuvendit se a përfundon a jo seanca konstituive, por kjo është e qartë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së punës”, tha Krasniqi.
Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se cilësoi si “çmenduri” veprimin e kryetarit Basha për ta shpallur të mbyllur konstituimin e Kuvendit. “Me konstatimin se është konstituuar Kuvendi, [Basha] nuk e interpretoi qartë Kushtetutën. Është e qartë me Kushtetutë dhe me aktgjykime të Kushtetueses se Kuvendi konsiderohet kur të zgjidhen të gjithë anëtarët e kryesisë”, tha Abdixhiku.
Megjithatë, i gjithë votimi ndaras për nënkryetarët nga komuniteti joshumicë ka nxitur dyshime se mund të jetë shkelur Kushtetuta e vendit, pasi në të kaluarën ata janë votuan në një pako.
Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Dhe pikërisht këtë e bëri të shtunën Lista Serbe.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












