Kosova
Bashkimi Evropian, “për një rrugë të mëtejshme” dialogu
Kurti dhe Vuçiq takohen më 16 qershor në Bruksel
Bashkimi Evropian (BE) pret që në takimin e nesërm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të ketë vazhdim të negociatave për temat e mëparshme dhe marrëveshjet e dialogut, dhe jo ndonjë fillim të ri dialogu, konfirmuan zyrtarët e BE-së Bruksel.
Zëdhënësi në Komisionin Evropian, Peter Stano, specifikoi për agjencinë Beta se BE pritet të marrë në konsideratë “një rrugë të mëtejshme në dialog që do të thotë vazhdim i këtij procesi, i cili filloi më 2011”.
Ky nuk është një dialog i vjetër, por një dialog i vazhdueshëm, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe në të cilin, nënvizoi zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, duke shtuar se “të dy partnerët po shkojnë drejt një të ardhme evropiane”.
“Në atë proces kishte një ndryshim të partnerit”, vuri në dukje Stano, duke theksuar se Kurti zuri vendin e Kryeministrit të Kosovës, “por ajo që u premtua, ai proces mbetet i njëjtë”.
Zëdhënësi i Borrell nënvizoi se “të gjitha çështjet e diskutuara deri më tani në dialog, përveç shërbimeve të vullnetit të mirë të BE-së, janë dhe do të jenë gjithashtu në takimet e ardhshme të dialogut thelbësore për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që do të pasojë në fund të dialogu”.
Stano theksoi se presin që të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të tregojnë vullnetin dhe gatishmërinë e nevojshme për kompromis për të arritur përfundimisht në një marrëveshje mbi normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar në Kuvend se nuk do të ketë vazhdimësi të dialogut të vjetër, por do të ketë dialog të ri.
Nesër, zyrtarët e BE-së, Borrell dhe Miroslav Lajçak, së pari do të bisedojnë veçmas me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe pastaj me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që të përcaktojnë se me cilat propozime të dy palët arritën në Bruksel para takimit të përbashkët.
Burimet e BE-së në Bruksel konfirmuan se Borrel do të bënte një deklaratë përpara raundit të dialogut, ndërsa deklarata përfundimtare mbi rezultatin e takimit do të jepet nga përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajcak.
Pjesëmarrësit në takim nuk pritet të mbajnë konferenca të përbashkëta për shtyp, por pritet që Kurti dhe Vuçiq t’i drejtohen shtypit veçmas pas raundit të dialogut.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












