Kosova

Bashkimi Evropian ofron internet për Ballkanin

Bashkimi Evropian ka akorduar mbështetje financiare për arritjen e qasjes pa pagesë në zonat publike të 400 bashkive në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë.

Vendimi i marrë për rajonin në Këshillin Evropian të dhjetorit, i ngjan atij të marrë pak kohë më parë për zona publike me mundësi interneti të lirë në Evropë.

Nuk ka ende një hartë të këtyre zonave në rajon, RTSH ka mësuar se Komisioni Evropian ka propozuar një shumë të vënë në dispozicion për investimet e nevojshme në masën 15 milionë euro në total, përcjell Albinfo.ch.

Pjesë e asaj që quhet transformim digjital i rajonit, synimi evropian është drejtuar te ngritja e ndërlidhshmërisë në rajon për të arritur bërjen pjesë të rajonit në tregun evropian digjital.

Që nga tetori i vitit të kaluar tarifat Roaming në rajon kanë rënë nga 25-83 përqind.

Që nga qershori i vitit të kaluar, 5 vende kanë nënshkruar programin e Evropës digjitale që i lejon pas ratifikimit brenda vendit që të mbështeten financiarisht në fusha si aftësimi i përparuar numerik, inteligjenca artificiale dhe risitë numerike./Albinfo.ch/