Jeta në Zvicër

Bastisen bankat më të mëdha zvicerane

Komisioni për Konkurrueshmëri të Zvicrës WEKO ka filluar me bastisjen gjatë ditës në bankat më të mëdha në Zvicër UBS, Credit Suisse CS dhe partnerë të tjerë të Twint. Mediat zvicerane raportojnë për dyshimet se bankat në fjalë janë duke bojkotuar shërbimet e Apple Pay, përcjell albinfo.ch.

WEKO po heton institucionet financiare zvicerane për bojkotimin e pretenduar të Apple Pay dhe Samsung Pay. Në të njëjtën kohë, megjithatë, vazhdon një hetim tjetër kundër Apple.

Ekziston dyshimi se institucionet financiare zvicerane kanë rënë dakord të mos lëshojnë kartat e tyre të kreditit për përdorimin e Apple Pay dhe Samsung Pay duke preferuar aplikacionin zviceran të pagesave “Twint”.

Apple Pay ishte lansuar dy vjet e gjysmë më parë.

Pse po ndodh hetimi tani? “Ne kemi marrë informata të reja,” shpjegoi zëvendës-drejtori nga WEKO, Olivier Schaller për agjencinë e lajmeve AWP, përcjell albinfo.ch.

WEEK kishte kërkuar dëshmi për marrëveshjet e njëanshme. Hetimi i filluar ka gjasa të zgjasë një kohë.