Bota
BE-ja ndan 1,5 miliard euro për refugjatët sirianë në Turqi
Bashkimi Evropian do të transferojë një grant prej 1,5 miliard euro për refugjatët sirianë në Turqi, sipas shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Dua të konfirmoj se ky transferim prej 1,5 miliard eurove (grant), mbas 3 miliardëve që janë dërguar më herët- tha Mogeherini.
Duke folur gjatë hapjes së ceremonisë së konferencës të organizuar nga BE-ja dhe OKB-ja për Sirinë në Bruksel.
Për momentin në Turqi qëndrojnë më shumë se 3,5 milionë refugjatë sirianë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Siria është përfshirë në një luftë civile prej vitit 2011, kur një valë protestash donin të rrëzonin regjimin e Asadit.
Që atëherë, qindra mijëra persona janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë njerëz kanë lënë vendin, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias Kosova prezantohet në edicionin e 61-të të Bienales me projektin “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi... -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













