Lajme
BE-ja anulon ndihmën prej 7.8 milionë për Mitrovicën
Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut
Bashkimi Evropian (BE) nuk do t’ia ndaj komunës së Mitrovicës së veriut ndihmën e premtuar financiare prej 7.8 milionë eurosh, pasi që kjo e fundit nuk ka arritur t’i largojë objektet e ndërtuara pa leje në hapësirat ku do të ndërtohej një qendër universitare, kulturore dhe administrative.
Sipas një njoftimi nga Zyra e BE-së në Prishtinë, thuhet se autoritetet evropiane janë të zhgënjyera me anulimin e këtyre projekteve, nga të cilat do të përfitonin sektori arsimor dhe kulturor në Mitrovicën e veriut.
“BE-ja i konsideron këta sektorë si esencialë për përparimin e Kosovës dhe i bën thirrje autoriteteve, duke përfshirë edhe ato në nivelin lokal, të mos kursejnë asnjë përpjekje për ta bërë prioritet arsimin cilësor”, thuhet në reagimin Zyrës së BE-së.
Projektet parashihnin ndërtimin e një qendre kulturore dhe të një ndërtese të re universitare në Mitrovicën e veriut.
BE-ja kontribuon pothuajse me 100 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën në vit. Ndihma e BE-së siguron mbështetje për të gjitha fushat në Kosovë dhe për të gjitha komunitetet, duke përfshirë 38.5 milionë euro veçanërisht për Kosovën e veriut.
E-Diaspora
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave “Pa përpjekjet e duhura ka rrezik që shqipja pas 2, 3 brezave ndoshta jo të humbet...
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
5 monumente të reja në Europë në nder të Heroit Kombëtar
Jeta në Zvicër
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër Edhe pse priten bllokime të gjata trafiku, shërbimi i informacionit mbi trafikun vlerëson se mundësia për...
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër
-
Kosova në fokus të takimeve Zvicër – Itali
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
A po kthehet koronavirusi në Zvicër?