Lajme
BE-ja do të blejë 1,8 miliardë vaksina BioNTech/Pfizer
Në një njoftim të fundit, Komisioni Europian ka arritur një marrëveshje me prodhuesin e vaksinave Covid-19 BioNTech/Pfizer për të blerë deri në 1,8 miliardë doza shtesë për disa vjetët e ardhshme, njoftoi sot presidentja Ursula von der Leyen, përcjell albinfo.ch.
“E gëzuar për të njoftuar se [Komisioni Europian] sapo ka miratuar një kontratë për 900 milionë doza të garantuara”, shkroi von der Leyen në Twitter, raporton ATSH.
Marrëveshja gjithashtu lejon shtetet e BE-së të blejnë edhe 900 milionë doza të tjera, sipas zyrtares së lartë të BE-së.
“Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndjekin”, shkroi ajo.
Ekzekutivi i BE-së njoftoi më 14 prill se negociatat mbi kontratën ishin duke u zhvilluar.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














