Kosova
BE-ja i jep 80 milionë euro hua Kosovës për projektin ‘Solar për Kosovën
Është nënshkruar marrëveshja
Është nënshkruar marrëveshja e huasë dhe grantit për projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”, përcjell albinfo.ch.
Projekti në tërësi ka vlerën prej 80 milionë euro, për çka është konsideruar i rëndësishëm për kryeqytetin dhe për mbrojtjen e ajrit.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se janë dy marrëveshje të granteve dhe se me këtë projekt do të ruhet energjia për shtrirjen më të madhe të ngrohjes qendrore.
“Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor në masë të madhe energjinë diellore. Projekti në tërësi shkon në vlerën në mbi 80 milionë euro. Projekti si i tillë është unik, paraqet një nder kapacitetet më të mëdha për ngrohje diellore, e cila ruhet për t’u përdorur pastaj për ngrohje qendrore edhe për 38 mijë qytetarë që nuk kanë pasur qasje më parë në ngrohje qendrore”, ka thënë Murati.
Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova ka potencial të madh për energjinë dhe është me rëndësi që të ketë alternativa të tjera për energji termike.
“Është një moment shumë i rëndësishëm për ne për të pasur energji diellore. 37 mijë qytetarë do të përfitojnë prej furnizimit me energji të gjelbër. BE mbështet edhe Kosovën për zhvillim të qëndrueshëm. Këto projekte do të kenë ndikim afatgjatë. Kosova ka potencial të madh për energji, por ju mund të bëni edhe më shumë për tranzicionin”, ka deklaruar ai.
Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, ka potencuar se ky është lajm shumë i mirë dhe hap përpara.
“Dua të përgëzoj të gjithë partnerët për këtë bashkëpunim. Gjermania është përkushtuar që të ndihmojë Kosovën, ky është edhe angazhimi jonë më i madh i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën në veçanti. Gjermania ka luajtur rol kryesor në dy dekadat e fundit në zhvillimin e energjisë. Përvoja me krizën e energjisë ka treguar është me rëndësi që të përshpejtohet gjetja e burimeve të tjera”, është shprehur ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat













