Bota
BE-ja dhe SHBA-ja, bisedime për një marrëveshje të re tregtare
Vendet e Bashkimit Evropian i miratuan planet për bisedime për tregtinë me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, janë pajtuar vitin e kaluar për reduktimin e barrierave tregtare.
Vendimi i ministrave të BE-së i jep autorizim Komisionit për të bërë bisedime formale.
Por, tashmë ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me përfshirjen e mallrave bujqësore në bisedime ose jo.
Nëse bisedimet mbahen, ato nuk do të ishin përpjekja e parë e dy palëve për të bërë një marrëveshje tregtare.
Nën presidentin amerikan, Barak Obama, SHBA-ja dhe BE-ja kanë pasur një program negociatash, të njohur si Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve.
Ai ka qenë shumë i diskutueshëm, veçanërisht në Evropë.
Mes kritikave të shumta ishte pikëpamja se do t’iu jepte shumë mundësi bizneseve ndërkombëtare për të sfiduar vendimet e qeverive të zgjedhura.
Vendimi i së hënës i BE-së po ashtu nuk ishte unanim. Franca votoi kundër, ndërsa Belgjika abstenoi.
Zyrtarët francezë raportohen të jenë kundër negociatave tregtare me SHBA-në, për shkak të vendimit të administratës Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për trajtimin e ndryshimeve klimatike, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë