Lajme

BE-ja ndihmon Ukrainën me 300 milionë euro

Bashkimi Evropian ka ndarë 300 milionë euro mbështetje financiare për Ukrainën pas agresionit ushtarak rus.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofton se mbështetja financiare është ndarë urgjentisht për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat e saj për financim të jashtëm në luftën me Rusinë.

“Ukrainës sot i ofruam 300 milionë euro ndihmë emergjente makrofinanciare. Kjo ishte pagesa e parë e pakos prej 1.2 miliard eurosh. Kështu që vijon ende”, deklaroi Von der Leyen.