Kosova
BE: Kosova, shembull për organizimin e zgjedhjeve
Misioni vëzhgues i BE-së, i cili monitoroi procesin e zgjedhjeve në Kosovë, vlerësoi se Kosova është shndërruar në shembull të demokracisë për gjithë rajonin. Në raportin e prezentuar sot theksohet kritike Lista Serbe, për të cilën u tha se ka monopolizuar jetën e serbëve në Kosovë, madje duke kërcënuar votuesit.
Në një konferencë për media të mbajtur nga Misioni i vëzhgimit të BE-së u tha po ashtu se procesi zgjedhor është organizuar mirë me disa mangësi të identifikuara edhe më herët, siç është kuadri ligjor, ndër të cilat është edhe financimi i partive politike.
“Konkluzionet tona janë preliminare. Zgjedhjet e 17 tetorit kanë qenë të organizuara mirë, për fat të keq, gratë kanë qenë të nënpërfaqësuara. Mediat kanë kontribuar për t’i informuar votuesit. Administrimi transparent i zgjedhjeve ka bërë që procedurat të kryhen brenda afateve zgjedhore. Kuadri ligjor ka ofruar një bazë, por disa mangësi ende nuk janë trajtuar si duhet. Për më tepër, procesi i regjistrimit të kandidatëve ende. Saktësia e listave është përmirësuar. Lista Serbe ka monopolizuar jetën e serbëve të Kosovës dhe siç kanë treguar disa bashkëbisedues ka pasur kërcënime nga Lista Serbe. Mjedisi i mediave është i gjallë dhe pluralist. Por, KPM nuk ka qenë efektiv aq sa duhet”, tha shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE-ja, njëherësh anëtar i Lukas Mandl,
Ndërsa udhëheqësja e delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, tha se Kosova është shembull për rajonin sa i përket demokracisë, teksa kritike u tregua për Listën Serbe, për të cilën tha se ka ngushtuar hapësirën dhe ka ushtruar presion gjatë fushatës.
“Ekipet tona janë vendosur në rajonin e Prishtinës, të Prizrenit dhe në disa komuna të veriut të Kosovës. Fushata zgjedhore ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore. Përkundër sfidave me pandeminë, KQZ ka arritur që në mënyrë efikase të zbatojë procedurat zgjedhore. Demokracia lokale është në themel të demokracisë, vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve na ka bërë të kuptojmë… Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë. Përkundër konkurrencës zgjedhore, partitë politike, me disa përjashtime, kanë respektuar njëra tjetrën. Dua t’i përgëzoj të gjithë për sjellje të matur. Sot, Kosova më shumë se kurrë është shembull i demokracisë për rajonin. Por, është për fat të keq që disa mangësi sistematike nuk janë evituar ende. Një nga to është ngushtimi i hapësirës politike për serbët. Lista Serbe ka dominuar dhe nuk u ka lënë hapësirë partive tjera serbe. Shumica e bashkëbiseduesve kanë thënë se kuadri ligjor duhet të ndryshohet për përmirësimin e financimit të fushatave nga niveli lokal, gjë që ulë korrupsionin. Ende ka hapësirë për përmirësim për barazinë gjinore”, tha Cramon.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













