Lajme
BE mbështet Parisin në tensionet me SHBA-në dhe Australinë
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kreu i diplomacisë franceze, Le Drian, dënoi edhe një herë ndërprerjen e kontratës së nëndetëseve me Australinë.
Siç ka deklaruar prej ditësh, por këtë herë në tokën amerikane, ai e cilësoi një vendim “brutal”, “mungesë konsultimi” dhe një “shkelje të besimit midis aleatëve”.
Kjo është e ngjashme me “reflekset e një epoke që ne shpresonim se kishte mbaruar”, theksoi ministri francez duke iu referuar ish-presidnetit Trump. Por, Franca merr mbështetjen e udhëheqësve të Bashkimit Evropian.
Ministrat e jashtëm të bllokut europian “kanë shprehur qartë solidaritetin e tyre me Francën”, tha nga Nju-Jorku, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.
“Gjatë diskutimeve, ministrat shprehën solidaritet të qartë me Francën dhe shfrytëzuan këtë moment për të bërë thirrje për bashkëpunim më të madh me Bashkimin Evropian në Indo-Paqësorin”, u shpreh Josep Borrell.
E intervistuar nga CNN, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se mënyra sesi ishte trajtuar Parisi ishte e papranueshme
Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, denoncoi për një “mungesë besnikërie” nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe bëri thirrje për forcimin e “kapacitetit të BE-së për veprim” në arenën ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara iu përgjigjën kësaj rritje të solidaritetit evropian me Francën me një gjest surprizë.
Joe Biden premtoi të rihapë kufijtë amerikanë, të mbyllur për evropianët për më shumë se një vit për shkak të Covid-19.
I ndodhur përballë kërkesës për “sqarim” nga Parisi dhe Brukseli, Presidenti Biden ka kërkuar të bisedojë në telefon me homologun francez, Macron, për të ulur tensionet e ditëve të fundit./Euronews.al
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike Parukierja në Bernë, Geraldine Scherler ka “guxuar” me një kombinim të pazakontë. Pse të zgjidhni midis...
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla