Ukraina

BE propozon 9 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

Komisioni Evropian ka propozuar një ndihmë prej 9 miliardë eurosh për Ukrainën.

Shuma do të jetë në formën e grantit dhe huasë dhe do të shkojë për rindërtimin e vendit, por edhe për të mbajtur vendin me furnizime deri në fund të qershorit.

FMN përllogarit se Ukrainës i nevojiten 4.8 miliardë euro për operacione bazë.

BE deri tani i ka ofruar Ukrainës 4.1 miliardë euro që prej nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ku përfshihen edhe ndihmat ushtarake.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, thotë se BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë afatmesme në mënyrë që Ukraina të plotësojë nevojat e saj.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, ka shprehur mirënjohje për këtë mbështetje, duke shtuar se do ta ndihmojë Kievin të fitojë luftën dhe të kalojë pasojat e agresionit.

Komisioni Evropian ka zbuluar edhe planin prej 210 miliardë euro për Evropën, në mënyrë që t’i jepet fund varësisë nga nafta dhe gazi rus prej vitit 2027.

Plani përfshin importimin e gazit nga vendet joruse, zëvendësimin me energji të rinovueshme si dhe përpjekje për të kursyes më shumë energji.

Masat pritet të kërkojnë 210 miliardë euro shtesë deri në 2027 dhe 300 miliardë euro të tjera deri në 2030./Euronews