Shqipëria
BE-ja thotë se do të njohë certifikatën digjitale të vaksinimit të Shqipërisë
Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE-së nga 1 korriku
Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welle-s, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave digjitale COVID të BE-së është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera.
Certifikata digjitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE-së nga 1 korriku, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë.
Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani. Para dy ditësh BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. Anasjelltas këto vende do të njohin certifikatat digjitale të vendeve të BE-së.
Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE-ja.
Shqipëria, e cila ka përdorur si vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale COVID të BE-së. Por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.
Një zëdhënëse e Komisionit Europian, i tha Deutsche Welle-s, se BE që nga fillimi i pandemisë ka qenë e angazhuar, që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentat e luftimit të pandemisë. “Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Po mbajmë me të gjitha vendet takime të verifikimit të mundësive dhe procesi është në vazhdim, presim që së shpejti të shohim vende të tjera të futen në sistem. Jemi të kënaqur që BE është përcaktuese trendi në këtë drejtim dhe lidere teknologjike”, tha ajo.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Ndërprehet linja e trenit midis Brig në Valais dhe Italisë Linja e trenit midis Brig në kantonin Valais dhe Domodossola në Itali u ndërpre të hënën...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Studimi i ri zbulon se ku në Zvicër punonjësit fitojnë më shumë dhe më pak
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës