Kosova
BE ua pranon qytetarëve të Kosovës certifikatat e vaksinimit

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se nga sot do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit, testimit dhe rikuperimit, të lëshuar nga autoritetet e Kosovës për COVID-19.
Në një shkrim në Twitter, BE thotë se certifikatat duhet të jenë në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Evropian.
“Nga dita e sotme, BE do të fillojë pranimin e certifikatave të vaksinimit, testimit dhe rikuperimit të lëshuar ndaj COVID-19 nga shteti i Kosovës. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me Rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. #BE financoi zhvillimin e tyre”, theksohet në njoftim.
Ndërkaq, të enjten në Kosovë janë konfirmuar 149 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 986 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 49 qytetarë, ndërsa raste aktive në nivel vendi janë 592.
Ditëve të fundit numri i rasteve me koronavirus në Kosovë është rritur ndjeshëm.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISKHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Jeta në Zvicër
-
Pandemia dëmton buxhetin e Zvicrës me 5 miliardë franga Arsyeja e minusit është masa e shpenzimeve të jashtëzakonshme, të vlerësuara me 7.4 miliardë franga zvicerane...
-
BAG: Rënie e mëtejme e infeksioneve me koronavirus në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i çokollatës Lindt largohet përfundimisht nga tregu rus
-
Viti i ri shkollor nisi në 15 kantone zvicerane
-
Bie niveli i ujit në disa liqene të Zvicrës