Muzikë

Bebe Rexha paralajmëron projekt të ri muzikor

Bebe Rexha, këngëtarja me prejardhje shqiptare, ka paralajmëruar projektin e saj muzikor nëpërmjet rrjeteve sociale, përcjell albinfo.ch.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bërë të ditur në rrjetet sociale se është e entuziazmuar për këtë.

Ajo madje ka publikuar një pjesë të këngës, përmes një videoje të publikuar në Facebook, ku shihet teksa e këndon atë.

Bebe ka korrur sukses të madh me bashkëpunimin e saj me David Guettan, të titulluar “I’m Good”.

Kënga ka hyrë në mesin e këngëve më të dëgjuara në botë vitin e kaluar.