Shqipëria

Begaj shpreh ngushëllime për familjen e viktimave të shpërthimit në Lushnjë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka realizuar bisedë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi në Lushnjë, me shpërthimin që la dy të vdekur dhe tetë të lënduar.

Begaj i ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha për humbjen tragjike të dy familjarëve të tyre.

“Presidenti i Republikës u uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe deputetit Bujar Çela”, thuhet në njoftim.

Pasditen e së premtes në Lushnjë ndodhi një shpërthim, sipas dyshimeve të para mendohet se një vinç ka rënë në kontakt me telat e energjisë elektrike.

Në mesin e të lënduarve është edhe deputeti i Partisë Socialiste, Buaj Çela, ku sipas raportimeve, i njëjti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.