Lajme
Belgjika investon 300 milionë euro në Kosovë?
Përfaqësuesi i firmës Belenergy ka pohuar se për realizimin e këtij projekti kapital ekzistojnë të gjitha garancitë bankare
Kompania Belenergy nga Belgjika do të investojë në komunën e Deçanit rreth 300 milionë euro për ndërtimin e fluturakeve që prodhojnë energji nga era.
Përfaqësuesi i kësaj kompanie për Kosovë, Hajdin Bela ka shpalosur projektin dhe ofertën ditë më parë tek krerët komunalë dhe në prani të ekspertëve lokalë të Deçanit lidhur me realizimin e projekteve për prodhimin e energjisë alternative, paraprakisht të fluturakeve që mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike nga era.
“Për shkak të konfiguracionit të tij, Deçani, është shumë atraktiv për realizimin e projekteve të energjisë alternative”, ka thënë Bela.
Përfaqësuesi i firmës Belenergy ka pohuar se për realizimin e këtij projekti kapital ekzistojnë të gjitha garancitë bankare të kompanisë në fjalë për investime deri në 300 milionë euro. Sipas eksperteve belgë, në fazën e parë të projektit brenda disa ditëve do të fillojë puna shkencore e ekspertizës së fizibilitetit, dhe menjëherë do të fillojë edhe puna në ndërtimin dhe ngritjen e 150 fluturakeve, që do të jenë të shpërndara edhe në disa komuna të tjera të Rrafshit të Dukagjinit.
“Nuk do të ndalemi vetëm me kaq. Në projekt është saktësuar dhe planifikuar jo vetëm prodhimi i energjisë alternative, por do të ngrihet edhe fabrika për prodhimin e stabilimenteve për fluturake me mundësi reale të punësimit të afro 200 punëtorëve”, ka thënë Bela.
Ndërkaq, kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka premtuar përkrahjen institucionale dhe gjithçka që është në kuadër të ligjeve për investimet që do t’i bëjë kjo kompani nga Belgjika.
E-Diaspora
-
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit Ambasadori Latifi mori pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri, të organizuar në Kalaja e... -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare -
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura
Jeta në Zvicër
-
Tensione në Bernë për zbatimin e iniciativës për infermierinë Në Zvicër janë rritur tensionet politike lidhur me zbatimin e iniciativës për infermierinë, e miratuar nga... -
Europa duhet të rishikojë sigurinë ushtarake përballë tërheqjes amerikane, paralajmëron eksperti i mbrojtjes -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026












