Lajme
Belgjika vendos kufizime të reja
Belgjika do të vendosë rregulla më të rrepta të izolimit nga e hëna, duke mbyllur bizneset jothelbësore dhe duke kufizuar vizitat në familje.
“Këto masa janë mundësia e fundit nëse duam të zbresim shifrat”, tha kryeministri belg, Alexander de Croo, duke paralajmëruar që rregullat e reja do të mbesin në fuqi për të paktën një muaj e gjysmë.
Edhe në fillim të pandemisë, në pranverë, Belgjika ka qenë ndër vendet më të goditura nga pandemia.
Që nga mesi i muajit tetor, ky vend evropian, ka regjistruar mesatarisht nga 15 mijë raste të të infektuarve në ditë.
Edhe vendet tjera evropiane po përballen me rritje të numrit të rasteve me COVID-19, dhe shumica e tyre tashmë kanë marrë masa shtesë të izolimit dhe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Mbi 10 milionë të infektuar janë regjistruar deri më tani në Evropë. \rel
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme











