Tematike
Berset: “Brenda pak javësh do të kemi zbutje të mëtejshme të masave”
Për shembull, brenda pak javësh mund të kufizohet detyrimi për të mbajtur maskë, ka thënë ai në një intervistë për "SonntagsZeitung"
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka njoftuar sot se nëse pandemia në Zvicër zhvillohet në mënyrë të favorshme, së shpejti do të kemi një zbutje të mëtejshme të masave.
Për shembull, brenda pak javësh mund të kufizohet detyrimi për të mbajtur maskë, ka thënë ai në një intervistë për gazetën e të dielës “SonntagsZeitung”, botimi online i së cilës ka dalë të shtunën
Por, situata është akoma konfuze këto ditë. Prandaj kalimi në fazën e normalizimit, siç ishte planifikuar më parë, nuk është i parashikueshëm për momentin.
“Ne kemi aktualisht variantin Delta që është më ngjitës, transmeton albinfo.ch. Po ashtu tani shumë njerëz që kthehen nga pushimet, gjë që rrit rrezikun e infektimit në Zvicër”, tha Berset. Fëmijët dhe të rinjtë së shpejti do të takohen përsëri në shkollë dhe mund të shpejtojnë edhe më shumë përhapjen. “Tani duhet të shohim se si ndikon kjo në numrin e rasteve.”
Masat mbrojtëse
Berset është shprehur megjithatë në favor të “pak kufizimeve, si detyrimi për mbajtje të maskës në transportin publik ose dyqane dhe detyrimi për certifikatë në ngjarje të mëdha ose në klube”. Është ende shumë heret që Covid-i të lejohet të “shëtisë” si një grip normal, transmeton albinfo.ch. Një gjë e tillë mund të lejohet vetëm nëse mun dtë përjashtohet rreziku i mbingarkesës së spitaleve. Dhe për fat të keq, nuk është kështu për momentin.”
Edhe nëse situata përkeqësohet përsëri, Këshilli Federal synon të heqë dorë nga mbylljet.
Vaksinimi i detyrueshëm nuk është në rend dite
Për ministrin Berset, masat e detyrueshme për të rritur kuotën e vaksinimit, si vaksinimi i detyrueshëm për personelin infermieror, analog me Francën, janë jashtë diskutimit. Në vend të kësaj, sipas Ministrit të Shëndetësisë, në plan të parë janë informacioni më i specifikuar dhe “ofertat me prag të ulët”.
Kështu, sipas tij, kantonet mund të krijojnë, për shembull, stacione mobile të vaksinimit në dyqane, përcjell albinfo.ch. “Njerëzit që duan të blejnë aty, thjesht mund të vaksinohen”.
Në Zvicër, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), deri të premten 48.9 përqind e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Kjo shkallë është nën mesataren në krahasim me vendet fqinje.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














