Futboll
Besfort Zeneli nis aventurën e re te kampioni i Belgjikës
Besfort Zeneli transferohet te kampioni i Belgjikës, Royale Union Saint-Gilloise
Mesfushori 23-vjeçar Besfort Zeneli ka kompletuar transferimin te kampioni i Belgjikës, Royale Union Saint-Gilloise, nga klubi suedez Elfsborg, ku ka luajtur që nga viti 2022, regjistruar 93 ndeshje, 5 gola dhe 15 asistime, përcjell albinfo.ch.
Royal Unioni ka paguar afro 4 milionë euro për kartonin e tij, dhe Zeneli ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, duke zgjedhur fanellën me numër 23. Në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit, mesfushori shprehu emocionin e tij:
“Pas bisedës së parë me drejtuesit e Unionit, menjëherë e telefonova menaxherin tim për t’i thënë se doja t’i bashkohesha këtij klubi. Është një klub familjar në nivelin më të lartë.”
Besfort Zeneli është vëllai i vogël i Arbër Zenelit. Ai ka qenë pjesë e Kosovës U21, por më pas ka vendosur të përfaqësojë Suedinë në nivel ndërkombëtar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen e Opera Ball të Vjenës Spiropali, ftuar me ftesë të posaçme të Ministres Federale për Punët e Jashtme të Austrisë, Beate... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’
Jeta në Zvicër
-
Raste të tjera të dyshuara të helmimit të mundshëm të foshnjeve nga qumështi formulë Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Çështjet Veterinare (BLV) aktualisht ka pesëmbëdhjetë raporte për simptoma të... -
Negociatat e ardhshme për Ukrainën do të mbahen në Gjenevë -
EuroAirporti prezanton “check-in” automatik -
Zvicër: Iniciativë e re kundër tolerancës zero ndaj alkoolit -
Zjarri në Crans-Montana ka pasur pak ndikim në turizmin zviceran













