Lajme
Biden premton më shumë armë e para për Ukrainën
Sërish, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se do të vazhdojë furnizimin e Ukrainës me armë, ushqime dhe para.
Në një postim në Twitter, Biden tha se SHBA-ja do t’i mirëpresë edhe refugjatët ukrainas me krahë hapur.
Ai tha të hënën se SHBA-ja po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” për Ukrainën, në baza ditore.
Javën e kaluar, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente, që parashikon 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën – rreth gjysma e tyre ndihmë ushtarake.
Mediat amerikane raportuan se administrata Biden po shqyrton edhe përshpejtimin e procedurave të imigracionit për ukrainasit e zhvendosur nga lufta, që kanë lidhje me SHBA-në.
Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe kanë ndërmarrë një varg sanksionesh kundër Rusisë – përfshirë ndalimin e importeve të naftës së saj.
Në një fjalim drejtuar kombit këtë muaj, Biden ka thënë se homologu i tij rus, Vladimir Putin, do të paguajë “çmim të lartë” për pushtimin.
Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj jugor më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gati tre milionë njerëz janë zhvendosur tashmë nga Ukraina.
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë franga, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës