Lajme
Biden siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka siguruar Ukrainën për mbështetje të mëtejshme, ndërsa pushtimi rus i vendit fqinj vazhdon, përcjell albinfo.ch.
‘’Presidenti Biden gjatë bisedës me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i garantoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, theksoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare”, thuhet në deklaratë.
‘’Mbajtja e Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës dhe imponimi i kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj mbetet gjithashtu një prioritet’’, tha Shtëpia e Bardhë.
Zelensky vlerësoi ndihmën e paprecedentë të mbrojtjes dhe financiare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.
“Ndihmoni jo vetëm për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës, por edhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së vendit tonë”, tha Zelensky.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Procedura e shpejt e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale Procedura ekspres, e cila parashikon përpunimin e kërkesave për azil brenda 24 orëve për aplikantët e...
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese