Kosova
Bie importimi i veturave të vjetra
Sipas një analize të Institutit GAP, numri i veturave të importuara në vitin 2014 ishte 16,675, një vit më vonë u rrit në 17,988, ndërsa në fund të vitit 2016 në Kosovë u importuan 24,322 vetura
Nga 1 janar i këtij viti të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk kanë mundur të zhdoganohen brenda territorit të Kosovës.
Kjo ishte bërë për shkak të kufizimeve ligjore në import dhe për të ruajtur ambientin nga lirimi i gazrave të makinave. Zyrtarët e Doganave të Kosovës kanë treguar se në pjesën e parë të vitit 2018, ka pasur rënie të importit të veturave të vjetra.
Por ky trend negativ i importit të veturave mund të ndryshojë pasi Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka ndërmarr iniciativën për ndryshimin e Ligjit mbi Automjetet për të lejuar importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Telegrafin se gjatë vitit 2018 ka pasur rënie të importit të veturave të përdorura për 44 për qind, kurse importi i veturave të reja është rritur me 36 për qind.
Sipas tij, nga momenti i vendosjes kufizimit të importit të veturave të vjetra, mosha mesatare e vjetërsisë së tyre ka rënë në 8 vite, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vitit 2017, vlera e importit të automjeteve ishte 80.6 milionë derisa taksat e paguara ishin në lartësinë prej 32.2 milionë euro, kurse në vitin 2018 vlera e importit të automjeteve është 84 milionë derisa taksat e paguara janë ne lartësinë prej 26.3 milionë eurosh, shkruan Telegrafi.
Sipas një analize të Institutit GAP, numri i veturave të importuara në vitin 2014 ishte 16,675, një vit më vonë u rrit në 17,988, ndërsa në fund të vitit 2016 në Kosovë u importuan 24,322 vetura.
Brenda dy viteve nga hyrja e vendimit në fuqi, Qeveria e Kosovës ka mbledhur rreth 21.8 milionë euro më shumë të hyra doganore nga veturat e përdorura, ndërsa rreth 3.2 milionë euro më shumë në vit nga veturat e reja.
Në vitin 2016, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike. Më e vjetra ishte prodhim i vitit 1942. Në përgjithësi mesatarja e vjetërsisë se veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet, apo 10 vjet më shumë sesa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda BE-së.
Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane kanë kundërshtuar nismën për largimin e kufizimit të importit të veturave të vjetra.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim













