Lajme
Bie konsumi në Shqipëri
Banka Shqiptare vëren se rënia e importit të mallrave për ushqime, dëshmon për dobësim të mëtejshëm të kërkesës për konsum në ekonomi
Qytetarët e Shqipërisë kanë vazhduar të pakësojnë shpenzimet për konsum edhe në tremujorin e parë të vitit duke sinjalizuar thellim të krizës ekonomike. Kështu konsideron Banka e Shqipërisë në raportin e sapo publikuara të politikës monetare.
Banka vëren se rënia e importit të mallrave për ushqime si dhe ajo e balancës së blerjeve në shuma të mëdha dëshmojnë për dobësim të mëtejshëm të kërkesës për konsum në ekonomi.
Rënia e kërkesës së brendshme, posaçërisht konsumit të familjeve dhe investimeve private është shkaku kryesor i ngadalësimit të ekonomisë në shifrat më të ulëta që nga viti 1997.
Nga gjeneratori i rritjes së shpejtë të prodhimit në vitet para krizës, kërkesa për konsum tashmë po prodhon efektin e kundërt, atë të tkurrjes ekonomike.
“Shkaku kryesor i rënies lidhet me pasiguritë e larta që ka sjellë kriza tek familjet. Por vitin e fundit, duket se ka edhe një tjetër arsye se pse qytetarët nuk blejnë dhe ajo lidhet me të ardhurat. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit të kaluar të ardhurat e disponueshme të familjeve u tkurrën krahasuar me një vit më parë”, thuhet në një raport publikuar nga “Express”
Ndonëse Banka vlerëson se ky tregues u përmirësua në tremujorin e fundit të 2012-s, për një grup të madh familjesh, veçanërisht ato që kanë si burim të vetëm pagat, tkurrja e të ardhurave ka vazhduar.
Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar, për herë të parë që nga 2006, paga mesatare në ekonomi u zvogëlua me 6.5 për qind. Në raportin e fundit, Banka vlerëson se pagat reale kanë vijuar të ulen edhe në tremujorin e parë të vitit, duke tkurrur të ardhurat për të punësuarit veçanërisht në sektorin privat
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pranon disa pika të propozimit të së djathtës ekstreme për kufizimin e migracionit Raporti i ri i Këshillit Federal thekson si rreziqet ashtu edhe përfitimet e iniciativës “Jo për... -
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice”













