Bota

Parametrat ekonomikë të Rusisë shënojnë vlera negative

Thellohet kriza ekonomike në Rusi

Rusia kohët e fundit shënon parametra ekonomikë me vlera negative.

Bazuar në të dhënat e Shërbimit federal të doganave ruse, bilanci tregtar i Rusisë për vitin 2019 ishte 177.2 miliardë dollarë, që është për 19% më pak se në vitin 2018.

Gjatë vitit 2019 në Rusi kemi përkeqësim edhe të parametrave të eksportit dhe importit.

Eksportet ruse gjatë këtij viti ishin 424.6 miliardë dollarë, që i bije se janë zvogëluar për 6%, ndërsa importet ruse ishin 247.4 miliardë dollarë, apo 2.7% më shumë se në vitin paraprak.

Rënia e eksporteve ruse për 6% është si pasojë e rënies së çmimeve dhe kërkesës për naftë dhe gaz, e të cilat së bashku në strukturën e eksporteve ruse marrin pjesë me mbi 62%. Pra, nga kjo shihet se eksportet ruse janë shumë të varura nga nafta dhe gazi, përcjell albinfo.ch.

Thellimit të krizës ekonomike ruse i ka ndihmuar edhe inflacioni, i cili gjatë vitit 2019, edhe përkundër masave të Qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë kishte arritur vlerën e 4.48%.