Lajme
Bilanci ditor i koronavirusit në Zvicër
BAG të shtunën ka raportuar 1329 viktima nga virusi ndërsa numri i vdekjeve sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA ka arritur në 1596
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 217 njerëz me virusin e koronës. Ky numër është pak më i madh se ai i një dite më parë, kur qenë raportuar gjithsej 181 infeksione të reja.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), deri të shtunën ka pasur gjithsej 28.894 raste të konfirmuara nga laboratori të infeksioneve me virus.
Numri i vdekjeve i llogaritur sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA nga të dhënat e të gjithë kantoneve, në mesditën e të shtunës ka arritur në 1596.
Keystone-SDA, siç dihet, analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i aktualizon ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje, transmeton albinfo.ch. Sipas këtij regjistrimi, Obwalden dhe Appenzell-Innerrhoden janë kantonet e vetme që ende nuk kanë asnjë viktimë.
Zyra Federale e Shëndetit Publik nga ana tjetër, të shtunën ka raportuar 1329 viktima nga virusi. Zyra në fjalë u referohet raporteve që kanë dërguar laboratorët dhe mjekët deri në mëngjesin e të shtunës, si pjesë e detyrimit për raportim.
Ndërsa wordometers.info jep shifrën prej 1593 të vdekurve dhe 21.000 të shëruarve deri më sot.
Po ashtu BAG bën të ditur se deri më tani, janë kryer më shumë se 245.300 testime. 14 për qind e tyre kanë rezultuar pozitive. Një person mund të jetë testuar disa herë, përcjell albinfo.ch. BAG tani rekomandon teste për të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19. Deri më tani janë testuar vetëm njerëzit me sëmundje të mëparshme dhe pacientët në spital, si dhe personeli shëndetësor.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














