Lajme
Bill Gates jep 100 milionë dollarë për vaksinën kundër koronavirusit
Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates po rrit në mënyrë dramatike shumën që po dhuron si donacione për të luftuar Coronavirusin vdekjeprurës, duke deri tani fondet përllogaritet të kenë arritur deri në 100 milionë dollarë.
Në një deklaratë të fundit nga fondacioni Gates është theksuar se fondet e tij do të përdoren për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për virusin, kufizimin e përhapjes së tij si dhe përmirësimin e zbulimit dhe trajtimit të pacientëve. Shuma përfshin gjithashtu edhe 10 milionë dollarë që fondacioni kishte dhuruar më parë, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Organizata po ashtu ka akorduar menjëherë 20 milionë dollarë për Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetit, e cila javën e kaluar shpalli emergjencën botërore shkaktuar nga virusi. Fondet janë dhënë me qëllim gjetjen e vaksinës që do të ndalë Coronavirusin, tashmë që lufta për të është intensifikuar shumë në radhët e kompanive farmaceutike që duan ta krijojnë.
Financimi gjithashtu do të ndahet edhe për agjencitë e shëndetit publik në Kinë dhe vendet e tjera të prekura nga shpërthimi i virusit, sidomos në ato vendet të Azisë së Jugut dhe Afrikës, ku njerëzit jenë edhe më të rrezikuar për shkak të qasjes së ulët në kujdes të mirë shëndetësor. Për këto rajone në fjalë dhe autoritetet e tyre shëndetësore janë menduar rreth 20 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













