Lajme
BioNTech rrit ekonominë gjermane
Sipas ekspertëve të ekonomisë, suksesi i jashtëzakonshëm i koncernit farmaceutik BioNTech me vaksinën e tij kundër Coronës po çon përpara rritjen ekonomike të Gjermanisë.
“BioNTech mund të kontribuojë këtë vit me rreth 0,5% të në prodhimin e përgjithshëm bruto”, thotë studiuesi i ekonomisë, drejtori i Institutit për Makroekonominë dhe Studimin e Koniunkturës, IMK, Sebastian Dullien, për agjencinë Reuters.
“Edhe rritja ekonomike mund të shtohet pas kësaj me gjysmë pike”.
Shumë ekspertë presin nga ekonomia më e madhe e Europës një rritje ekonomike prej 4%, ku rreth një e teta vjen vetëm nga BioNTech. “Nuk mund të kujtohem, nëse ka pasur ndonjëherë një sipërmarrje të vetme, që ka pasur një efekt të tillë në prodhimin e përgjithshëm bruto gjerman”, thotë Dullien.
Si makroekonomist ai nuk përzgjedh sipërmarrje të veçanta. “Por nganjëherë ka raste, kur koncernet e veçanta kanë një efekt të përgjithshëm ekonomik”. “BioNTech është një rast i tillë i rrallë”, transmeton DW, përcjell Albinfo.ch.
“Llogaritja, rrjedhojë e kuptueshme”
Llogaritjet e Dullien bazohen në prognozën e koncernit të publikuar të hënën. Ai parashikon që këtë vit nga shitja e vaksinës të arrijë fitime në 15,9 miliardë euro. Kjo shifër është një gjysmë përqind e prodhimit të përgjithshëm bruto. “Për shkak se BioNTech tërheq shumë pak produkte nga jashtë, e gjitha është një vlerë fitimi e krijuar në vend”, thotë ekonomisti, duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike gjermane. “BioNTech e prodhon vaksinën e bazuar në teknologjinë mRNA në Marburg dhe përveç kësaj merr tarifa edhe nga partneri amerikan, Pfizer.
“Llogaritja është rrjedhojë e kuptueshme”, thotë kryeekonomisti Carsten Brzeski i koncernit financiar, ING mbi rezultatet e Dullien. “Nuk ka shumë sipërmarrje që startojnë nga zero në 100 si BioNTech dhe kjo brenda një viti”. Edhe nga qarqet qeveritare gjermane ka pritshmëri të tilla për BioNTech. Një përfaqësues qeveritar gjerman i tha Reuters, se me një vaksinë që ka efekt të mirë dhe një shkallë të lartë vaksinimi do të ketë krahas avantazheve shëndetësore edhe efekte të ndjeshme makroekonomike. Të dhënat vërtet që mund të kapin këto përmasa.
BioNTech e Pfizer kërkuan në fund të vitit 2020 lejen për përdorimin e vaksinës në BE dhe SHBA. “Suksesi i BioNTech është impresionues”, thotë Dullien. “Në Gjermani ka një peizazh të shkëlqyer studimor, që ka potencial për të ardhmen”.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














