Lajme
BioNTech synon 2 miliardë vaksina më 2021
Prodhuesi gjerman i vaksinave COVID-19, BioNTech, partner i grupit farmaceutik amerikan Pfizer, tha të hënën se synon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës së tij këtë vit.
“Ne tani besojmë se mund të japim afërsisht rreth 2 miliardë doza në total deri në fund të vitit 2021”, tha BioNTech në një prezantim, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Për të qenë efektive, vaksina Pfizer/BioNTech duhet të jepet në dy doza, me një diferencë kohore prej tri javësh.
Kjo vaksinë është miratuar nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
Një zëdhënëse e BioNTech-ut tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë, porse dërgesat janë lënë në pritje, derisa janë bërë porosi specifike, për të shmangur kohën e tepërt të magazinimit.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë kritikuar për ritëm të ngadalshëm të vaksinimit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër













