Lajme
Birra Corona ia sheh “sherrin” virusit
Grupi Modelo, e cila është kompania që prodhon birrën e famshme Corona, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtij produkti për shkak të pandemisë së COVID-19.
Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj, sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jothelbësore.
E njëjta kompani prodhon edhe birrat Modelo dhe Pacifico.
Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Ky vend numëron më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje.
Lidhja e rastësishme në emër e birrës Corona me virusin thuhet se nuk ka ndikuar në shitblerje. Sipas kompanisë, shitjet e produkteve të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin më të shiturat.
Madje, kompania tha se në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë ka për 24% më shumë shitje.
Megjithatë, shitjet e produkteve alkoolike janë duke u rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas izolimit të amerikanëve, të cilët duket se po konsumojnë edhe më tepër alkool.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”














