Shqipëria
Birra shqiptare në ‘rrezik’ pas dyfishimit të akcizës
Prodhuesit e birrës shqiptare vijojnë të jenë në gjendje të rënduar nga shtimi i kostove për shkak të dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023.
Dyfishimi i akcizës së birrës nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative për fabrikat e birrës. Për shkak të çmimit të lartë nga kostot e shtrenjtuara, birra shqiptare ka humbur konkurrueshmërinë, ndërsa importet janë shtuar në tregun shqiptar.
Sipas të dhënave të doganave për muajt janar-shkurt 2023, prodhimi i birrës është ulur 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022-ës.
Importet e periudhës janar-shkurt 2023 janë rritur 50% krahasuar me vitin paraardhës. Në këtë periudhë janë importuar 5,1 milionë litra birrë, sasia më e larta e shënuar në 10 vitet e fundit.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli, pohoi për “Monitor” se situata në sektorin prodhues vijon të jetë e rënduar, pasi birra e importit po shitet me çmim nën nivelin e birrës shqiptare.
“Gjendja në sektorin e prodhimit të birrës është përkeqësuar. Nga rritja e akcizës, kostoja prodhuese e birrës u shtua 18 lekë për litër. Në këto nivele u rrit edhe çmimi i birrës. Por birrat e importit po shiten me çmim më të lirë se ato vendase apo disa marka të tjera të huaja kanë çmim të njëjtë me birrën vendase. Birra shqiptare po humbet konkurrueshmërinë, madje rrezikon të zhduket. Për këto arsye fabrikat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura edhe për muajin mars, pasi nuk kanë shitje”, pohoi ai.
Prodhues të tjerë ngritën edhe shqetësimin e shtimit të kostos dyfishimin e çmimit të lëndës së parë që përdoret në prodhim, birrës malto nga 1 janari 2023.
Kompanitë pohuan se janë detyruar të rrisin çmimet 18 deri 20 lekë më shumë, ndërkohë që birrat e importit të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po shiten 10 lekë më pak se ajo vendase.
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Stefan Pinguli parashikon thellim të krizës përgjatë muajve të verës, çka do të rrezikojë pamundësinë e kompanive për të paguar punonjësit.
Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë./monitor
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












