Kosova
“Biznesi” i mashtrimeve me avio-bileta
Nga janari i këtij viti e deri në fillim të muajit korrik, 60 persona kanë paraqitur ankesa në Policinë e Kosovës pasi kanë bërë pagesa për bileta të rreme
Gjatë vitit të kaluar, disa familjarë të N.S. kishin rezervuar biletat e aeroplanit për në Kosovë. Por, papritmas, fluturimi i tyre ishte anuluar. Ata kishin mbetur në Austri, dhe “kompania përgjegjëse” nuk u ishte përgjigjur thirrjeve të tyre.
Paratë e humbura nuk iu kthyen asnjëherë, sepse, siç tregon N.S., ata kishin rënë pre e një mashtrimi me avio-bileta. Dëmi ekonomik që iu shkaktua personave në fjalë nga pagesa e biletave ishte me qindra euro, pa llogaritur pasojat e tjera.
Por çështja e mashtrimeve me avio-bileta nuk përfundoi vitin e kaluar. Kjo dukuri vazhdon të lulëzojë në raste të ndryshme, sidomos gjatë sezonit të verës, kur edhe shpeshtohen udhëtimet me aeroplan.
Albinfo.ch ka siguruar të dhëna nga Policia e Kosovës, sipas të cilave, që nga janari i këtij viti e deri në fillim të muajit korrik, 60 persona kanë paraqitur ankesa në PK. Këta persona kanë bërë pagesa individuale por edhe në emër të familjes, kryesisht për bileta të rreme.
Siç mëson albinfo.ch, dëmi ekonomik që u është shkaktuar palëve ankuese vetëm nga pagesat direkte, arrin shumën mbi 66 mijë e 800 euro.
Katër të arrestuar për mashtrime me bileta
“Në lidhje më këto raste janë arrestuar katër persona, shtetas të Kosovës dhe ende janë në paraburgim”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
Por nga këto raste, përpos individëve, po dëmtohen edhe disa biznese. Gjatë prillit të këtij viti, Policia e Kosovës pati zhvilluar edhe operacionin “Avio-Biletat”, me ç’rast kishte arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”. Përmes këtij aksioni, policia kishte kontrolluar katër lokacione në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, në mesin e tyre tri agjensione turistike si dhe një banesë. Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e veprimeve të të dyshuarve dyshohet se ishin dëmtuar disa agjensione turistike dhe rreth 27 (njëzet e shtatë) qytetarë nga regjionet e ndryshme të Kosovës si dhe nga diaspora.
“Me qëllim të parandalimit të këtyre veprave, Policia e Kosovës ka informuar qytetarët për arrestimin e këtyre personave si dhe ka bërë thirrje që të paraqiten palët e dëmtuara pranë Policisë së Kosovës, konkretishte pranë Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit. Në të njejtën kohë janë bërë publikë emrat e kompanive-agjensioneve mashtruese”, thonë nga PK në një përgjigje për albinfo.ch.
Lidhur me këtë problem, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka lansuar një video me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës, veçanërisht atyre të diasporës, që të mos bien pre e mashtrimeve me bileta të fluturimeve.
Sipas legjislacionit të Kosovës, dëmet u kompensohen vetëm personave që janë dëmtuar nga kompanitë e licensuara. Kësisoj, MTI u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të vëmendshëm para se të rezervojnë biletat për fluturime.
“Bashkatdhetarë të dashur, a e keni rezervuar ende biletën për vendlindje? Jini të vëmendshëm kur vendosni se me cilën kompani ajrore do të udhëtoni. Mos bini pre e ofertave joshëse por jo serioze që shpërndahen në rrjetet e ndryshme sociale. Me qëllim të evitimit të këtij problemi, drejtohuni në Agjencinë për Mbrojtje të Konsumatorit në vendet ku jetoni ose në Kosovë. Ju njoftojmë se legjislacioni i Republikës së Kosovës kompenson vetëm ata konsumatorë të cilëve humbjet apo dëmet u shkaktohen nga kompanitë e licensuara. Fluturim të këndshëm e mirëardhshi në atdhe”, është mesazhi i MTI-së në kuadër të kësaj fushate.
Dënime deri në 4 vjet heqje lirie
Ndërkaq, mashtrimi me bileta konsiderohet vepër penale (falsifikim i dokumenteve) dhe kjo vepër ndëshkohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, qoftë me gjobë ose/dhe me vuajtje të dënimit në burg.
“Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet”, thuhet në paragrafin e parë të nenit 390 “Falsifikimi i dokumenteve” të këtij kodi.
Varësisht nga rrethanat, ndëshkimet për kryesit e kësaj vepre mund të ndryshojnë, e dënimet me burg mund të shkojnë edhe deri në tetë vjet, sipas KPRK-së.$
Operacioni policor “Avio-Biletat”
Gjatë prillit të këtij viti, Policia e Kosovës pati zhvilluar edhe operacionin “Avio-Biletat”, me ç’rast kishte arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”. Përmes këtij aksioni, policia kishte kontrolluar katër lokacione në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, në mesin e tyre tri agjensione turistike si dhe një banesë.
Kompensimi, vetëm për dëmet nga kompanitë e licensuara
Sipas legjislacionit të Kosovës, dëmet u kompensohen vetëm personave që janë dëmtuar nga kompanitë e licensuara. Kësisoj, MTI u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të vëmendshëm para se të rezervojnë biletat për fluturime.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave















