Turizëm
Blick.ch: Histori, plazhe dhe mikpritje, Shqipëria ofron gjithçka
Qytete antike, histori të pasur, plazhe të bukura dhe mikpritje të veçantë, por edhe shumë më tepër – kjo është ajo që Shqipëria ka për të ofruar, shkruan media zvicerane Blick.ch, e njohur për informacionet në fushën e politikës, biznesit, sportit, argëtimit, mënyrës së jetesës dhe makinave, transmeton ATSH.
”Ishte hera e parë që shkoja në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Përveç pushimeve në plazhin e Durrësit në vitin 2006, unë nuk kisha qenë kurrë këtu, ndërkohë që punonjësja e kontrollit të pasaportave u tregua shumë e sjellshme gjatë kohës që më informonte”, shprehet autori i këtij shkrimi Fanol Ajdari.
13 vite më vonë, si një shqiptar nga Lugina e Preshevës, unë rikthehem në rrënjët e mia pas një kohe shumë të gjatë. Para së gjithash, ky vend, pa dyshim ka më shumë për të ofruar sesa korrupsioni, krimi dhe trafiku i drogës.
Ngjyrat e një qyteti të projektuar
“I ri, piktoresk dhe i gjallë” është mënyra më e mirë për ta përshkruar kryeqytetin e Shqipërisë. Nëse në sheshin ”Skënderbej” nuk zhvillohet ndonjë event, ju do ta gjeni veten në ndonjë bar ose kafene ose të bëni shopping në dyqanet me produktet më të fundit të modës.
Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, popullsia ka qenë e izoluar nga bota e jashtme gjatë regjimit komunist (1944 deri në fillim të viteve 1990). Për t’i dhënë Tiranës një pamje më të gjallë, çatitë e vjetra të shtëpive u janë nënshtruar restaurimit gjatë këtyre viteve të fundit.
Por, historia vazhdon të mbetet: Në hyrje të zonës së ish-Bllokut, ku ndalohej hyrja e qytetarëve të zakonshëm gjatë komunizmit, sot është një kompleks memorial që të kujton viktimat e komunizmit nën drejtimin e Enver Hoxhës (1941-1985) dhe Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në ATSH.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C














