Lajme
Protestuesit mblidhen në shesh, policia në gjendje gatishmërie
Policia njofton se ka konfiskuar rreth 50 çanta të mbushura me koktej molotovi sot në mëngjes. Opozita po barrikadiohet në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë pozicionuar përballë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, aty ku opozita ka paralajmëruar protesta të dhunshme kundër ratifikimit të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Po ashtu Policia njofton se ka konfiskuar rreth 50 çanta të mbushura me koktej molotovi.
Protesta e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, lidhet me seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës që është paralajmëruar për orën 11.30. Në këtë seancë njëra nga pikat e rendit të ditës është ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, i nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2016.
Sipas njoftimeve, Policia ka ndaluar edhe lëvizjet e qytetarëve në afërsi të ndërtesës së Kuvendit dhe ka filluar bllokimin e rrugëve dytësore, të cilat dërgojnë në sheshet e kryeqytetit.
Ndërkaq në lagjen Dardania në Prishtinë janë shpërndarë fletushka të cilat janë titulluar “Vetëvendosje, Vëllavrasja”. Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti, ka thënë se nuk janë në dijeni nëse ato janë shpërndarë edhe në ndonjë pjesë tjetër të qytetit.
Por, para se të mbahet mbledhja e Kuvendi të Kosovës, është zhvilluar një takim ndërmjet dy liderëve të partive të koalicionit, kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.ky takim e bën të dyshimtë nëse marrëveshja do të ratifikohet sot, pasi që edhe Lista Serbe ka paralajmëruar mospjesëmarrje në Kuvend.
Që marrëveshja të ratifikohet, sipas kushtetutës së Kosovës, duhet dy të tretat e deputetëve të Kuvendit, që i bije 80 nga 120 sa ka gjithsej parlamenti. Vetëm opozita i ka 31 deputetë, por ka edhe ligjvënës nga koalicioni që janë deklaruar kundër ratifikimit. E nëse në seancë nuk shkon as Lista Serbe me 11 deputetë, atëherë marrëveshja dështon pasi që koalicioni nuk do të mundet t’i sigurojë as 70 vota.
E-Diaspora
-
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” Regjistruar në Mexico City gjatë turneut “Radical Optimism”, projekti do të publikohet më 21 dhe 22... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër Tubime parazgjedhore të partive kosovare në Zvicër, liderët politikë kërkojnë mbështetjen e diasporës... -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro














