Lajme
Blloku: Haradinaj mbetet kandidat për kryeministër
Pas një takimi që zhvilluan liderët e Bllokut LANV (Mustafa, Haradinaj, Kurti e Limja) u vendos që Haradinaj të mbetet kandidat për kryeministër nga ky koalicion
Liderët e bllokut paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje (LAN-V) janë takuar të premten mbrëma në Prishtinë, për të rishikuar mundësinë për ndryshimin e marrëveshjes se 10 qershorit. Por, edhe pas këtij takimi, Blloku mbetet i njëtrajtshëm, që Ramush Haradinaj të mbetet edhe për disa ditë, kandidat për kryeministër.
Takimi ishte thirrur me mundësinë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të jetë kandidatë për kryeministër, pasi që blloku LANV hoqi dorë nga posti i kryeparlamentarit, që me marrëveshjen e 10 qershorit i kishte takuar LDK-së.
Me këtë marrëveshje, AAK-së i takoi kryeministri, Nismës një zëvendëskryeministër, ndërsa LVV dialogu me serbët.
Ndërkaq, pas përfundimit të këtij takimi, Haradinaj ishte i vetmi që foli para gazetarëve. Ai tha se nuk ka prishje të marrëveshjes së 10 qershorit, dhe se Blloku edhe disa ditë do të qëndrojë në bazë të asaj marrëveshje.
“Ka pasur një qartësim bukur të mirë, nuk kemi marrë ndonjë vendim. Në ditët që vijnë do të ulemi prapë dhe do ta qartësojmë këtë punë. Ka pasur plotë diskutime mirëpo këto tema do të zgjidhen në tavolinë brenda Bllokut dhe do ta zgjedhim më të mirën për vendin”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së ka kuptuar se LDK ndihet e dëmtuar në marrëveshje dhe se po kërkojnë një situatë të re në marrëveshje dhe se së bashku kërkojnë të gjendet një zgjidhje.
“Edhe unë e kuptoj këtë, dhe do të shohim të hënën apo të martën në një takim tjetër. Unë jam shprehur dhe e mbështes marrëveshjen e 10 qershorit, dhe e kuptoj po ashtu këtë situatë. Nuk kemi biseduar se a do të ndërrohemi, unë mendoj se marrëveshja do të zbatohet”, ka thënë Haradinaj.
Madje në takim me postin e kryeministrit nga ana e Bllokut, Haradinaj tha se Isa Mustafa nuk e ka kërkuar këtë nga ai. Po ashtu ai tha se nuk kanë biseduar se a do të heq dorë nga posti i kryeministrit, duke u thirr në marrëveshjen e 10 qershorit dhe duke thënë se nuk kanë biseduar direkt për këtë.
Sapo ka përfunduar takimi mes katër liderëve të Bllokut VLAN. Para pak çastesh Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar se akoma nuk është biseduar pozita e kryeministrit brenda Bllokut dhe se sipas tij, ende vlen marrëveshja e 10 qershorit. “Situata e re nuk e rrezikon pozitën time”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndryshe Blloku LANV është bashkuar për ta sfiduar fituesin e zgjedhjeve PDK-së e kryeministri Hashim Thaçi. Ky koalicion është deklaruar kundër marrëveshjeve me PDK-në, prandaj po kërkon nga presidentja Atifete Jahjaga, që mandatarin për bërjen qeverisë, për herë të dytë t’ia lejojë Bllokut.
Ndryshe posti i kryeparlamentarit me Kushtetutë i takon PDK-së, e cila edhe po e mbanë të bllokuar procesin, duke kërkuar marrëveshje për bashkëqeverisje. Madje PDK po kundërshton edhe thirrjen e seancës inauguruese, duke e parë rrezikun se LANV do t’ia votoj kandidatin për kryeparlamentar dhe më pas do të mbetet vetëm me këtë post.
Në zgjedhjet e 8 qershorit, PDK doli partia e parë fituese në zgjedhje. Ajo ka 37 deputetë në Kuvend, pasuar nga LDK me 30, LVV me 16, AAK e Haradinajt me 11 dhe Nisma me 6 deputetë. Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, prej tyre 20 janë të rezervuara për komunitetet pakicë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes












