Kosova
Boksieres kosovare ia marrin fitoren në ‘tavolinë’, reagon Federata e boksit të Kosovës
Edhe pse boksierja nga Kosova fitoi dy raunde dhe humbi vetëm një, Sadiku u eliminua me pikë nga gjyqtarët
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është eliminuar mbrëmë nga kampionia e Suedisë Agnes Alexiusson, në fazën e dytë të turneut kualifikues evropian për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që po zhvillohen në Paris të Francës.
Por me fitoren e Alexiusson kundër Sadikut, nuk është pajtuar Federata e Boksit të Kosovës, ku fitores së boksieres suedeze iu adresua si e padrejtë.
Edhe pse boksierja nga Kosova fitoi dy raunde dhe humbi vetëm një, Sadiku u eliminua me pikë nga gjyqtarët që po ndajnë drejtësinë në kualifikimet e Lojërave Olimpike Tokyo 2020.
“Menjëherë pas duelit stafi i FboxK bëri ankesë për dëmtimin e boksieres Sadiku nga gjyqtari nga Uganda ku të tre raundet i dha boksieres Suedeze dhe referi në ring 10 herë e qortoi boksieren nga Suedia me vërejtje interne për mbajtje dhe nuk i dha asnjë vërejtje publike. Dhe organizatori na dha përgjigje jo të mirë ku tha se ankesat pranohen në garat që i organizon AIBA, ndërsa këto gara i udhëheq Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, dhe nuk ka ankesa. Ne si Federatë e boksit do të bëjmë ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar po ashtu do të kërkojmë të njëjtën veprim ta bëj Komiteti Olimpik i Kosovës”, shkruante në rrjetin social “Facebook” të FboxK.
Mundësia e vetme që Donjeta të marrë pjesë në Tokio 2020, është nëse pranon ftesë nga Komisioni Tre-Palësh në përbërje: Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme









