Sporte Luftarake
Boksieri shqiptar triumfon në Itali
Seidi Xhemaili ka triumfuar me nokaut teknik ndaj boksierit nga Çekia, Radek Geissmann
Në Ronago të Italisë edhe një fitore e Sedi Xhemailit. Seidi përmbylli mbrëmjen me një nokaut teknik që në raundin e tretë kundër Radek Geissmann nga Çekia. Puna dhe përkushtimi ndaj boksit për Seidin po tregon vetëm suksese, gjithnjë në bashkëpunim me trajnerin Ramadan Millakun, i cili po punon dhe po tregon një përkushtim të jashtëzakonshëm që Seidi të arrin suksese të larta, njofton menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj.
Për Seidin, ishte fitorja e tetë me radhë dhe premton shumë për të ardhmen, përcjell albinfo.ch.
“Është një kënaqësi dhe një nder kur shoh se si këta djem po punojnë dhe përkushtohen maksimalisht që të kenë suksese të larta dhe unë si menaxher do të jem i gatshëm që ti mbështes dhe ti përkrah çdoherë, do punojmë dhe nuk do të ndalem asnjëherë. Fitoret e njëpasnjëshme më bëjnë mua si menaxher të kem një vullnet, që puna dhe përkushtimi të mos ndalen”, shkruan tutje Gjocaj.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike