Lajme
Brenda një viti në Kosovë lindin 27 mijë fëmijë
Sipas përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), dallimi ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve është 20 mijë veta
Statistikat demografike tregojnë se nataliteti në Kosovë vazhdon të jetë dukshëm më i lartë se sa mortalitetit, ndërsa edhe jetëgjatësia shënon rritje të dukshme. Kështu deklarojnë përfaqësuesit e Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sipas të cilave dallimi ndërmjet lindjeve dhe vdekjeve është 20 mijë veta.
“Në Kosovë lindin mesatarisht 27.600 foshnje, ndërsa vdesin mesatarisht 7200 persona në vit”, ka bërë të ditur Hazbije Qeriqi nga Agjencia e Statistikave. Sipas saj edhe jetëgjatësia është rritë dukshëm, ndoshta më e larta në rajon.
“Mosha mesatare e jetëgjatësisë tek ne është 76.7 vjeç”, bëjnë të ditur ASK, kurse vendi shënon lindjen më të lartë të meshkujve sesa femrave. “Femrat jetojnë më gjatë me moshë mesatare deri në 79.4 vjet; ndërsa meshkujt mesatarisht jetojnë 74.1 vjet”, tha Qeriqi.
Mirëpo sipas statistikave që ka publikuar ASK në prill të këtij viti, brenda 50 viteve të ardhshme edhe në Kosovë do të bie dukshëm nataliteti i popullsisë. Ky institut për herë të parë në një raport mbi “projeksionet e popullsisë”, ka paraqitur parashikimet e popullsisë për një periudhë 50 vjeçare.
Bazuar në këtë raport, që përfshin periudhën kohore 2011-2061, trendi i lindshmërisë do të bie dukshëm. Kështu sipas Agjencisë së Statistikave, pas 50 viteve mosha mesatare e popullsisë kosovare do të jetë shumë më e plakur se tani.
“Në vitin 2061 rreth 30 për qind, apo një e treta e popullsisë do të jetë mbi moshën 65 vjeçare”, thuhet në raport.
Kosova aktualisht ka popullsinë me të re në Evropë. Vetëm 7 për qind e popullsisë janë mbi moshën 65 vjeçare. Ndërsa pjesa më e madhe e popullsisë rreth 65 për qind janë të moshash nga 15-64 vjeç dhe rreth 28 për qind nga 0-14 vjeç, bëhet e ditur në një raport të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














