Lajme
Britani e Madhe, të enjten fillon testimi i vaksinës te njerëzit
Testimet njerëzore për një vaksinë të mundshme të koronavirusit të zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të fillojnë të enjten, ka njoftuar sekretari i shëndetit i Britanisë së Madhe, Matt Hancock.
Duke folur në konferencën e përditshme në 10 Downing Street, z. Hancock njoftoi se janë siguruar 20 milionë funte për ekipin e Oksfordit për të ndihmuar në financimin e provave të tyre klinike, me 22,5 milionë funte të tjera për studiuesit në Imperial College London, përcjell Telegrafi.
Sipas Independent, profesoresha e vaksinologjisë në Oksford, Sarah Gilbert, ka thënë se vaksinimi që po zhvillohet nga ekipi i saj mund të jetë gati për përdorim qysh në shtator.
Z. Hancock tha: “Ekipi ka përshpejtuar atë proces të provave, duke punuar me rregullatorin MHRA (Agjenci Rregullatore për ilaçe dhe shëndetësi), të cilët kanë qenë të shkëlqyeshëm”.
“Si rezultat, unë mund të njoftoj se vaksina nga projekti i Oksfordit do të testohet tek njerëzit nga kjo e enjte”.
Z. Hancock tha: “Në planin afatgjatë mënyra më e mirë për të mposhtur koronavirusin është përmes një vaksine”.
“Kjo është një sëmundje e re, kjo është një shkencë e pasigurt, por jam i sigurt se do të japim gjithçka që kemi për të zhvilluar një vaksinë”.
Ndryshe, numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë.
Gjithsej 2.500.993 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 787,960 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 204,178 raste, Italia me 181,228, Franca me 155,383, Gjermania me 147,103 dhe Britania me 124,743 raste.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 82,758 raste, transmeton Anadolu Agency.
Vendet e tjera me mbi 10 mijë të infektuar janë si në vijim:
“Turqia (90.980), Irani (84.802), Rusia (52.763), Belgjika (40.956), Brazili (40.814), Kanadaja (36.831), Holanda (34.134), Zvicra (28.063), Portugalia (20.863), India (18.658), Peruja (16.325), Irlanda (15.652), Austria (14.873), Suedia (14.777), Izraeli (13.883), Japonia (11.847), Koreja e Jugut (10.683), Kili (10.507), Arabia Saudite (10.484) dhe Ekuadori (10.128)”.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar vdekjen e 171.693 njerëzve deri më tani, ndërsa 658.114 njerëz janë shëruar.
Ndërkaq, aktualisht ka 671.186 raste aktive që presin të shërohen.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












