Lajme
Britania e Madhe drejt recesionit
Paundi ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1985.
Të mërkurën sterlina ra me 0.64% në 1.145 dollarë – një nivel që nuk ishte regjistruar prej 37 vitesh.
Banka e Anglisë tha se perspektiva e dobët për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, si dhe një dollar më i fortë po ushtronin presion mbi sterlinën.
Guvernatori Andreë Bailey paralajmëroi gjithashtu se këtë vit mund të bëhet shumë pak për të ndaluar rënien e Mbretërisë së Bashkuar në një recesion ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.
Ai shtoi se kjo situatë shkaktohet “në masë të madhe nga veprimet e Rusisë dhe ndikimi në çmimet e energjisë”.
Banka pret që ekonomia të tkurret në tre muajt e fundit të 2022 dhe të vazhdojë tkurrjen deri në fund të 2023.
Paralajmërimi vjen teksa në krye të qeverisë është kryeministrja e re Lizz Truss e cila do të bëjë me dije një plan për të kufizuar një rritje të faturave të energjisë.
Një faturë normale e energjisë mund të kufizohet në rreth 2,500 paund.
Aktualisht, fatura e gazit dhe elektricitetit të një familjeje normale do të rritet nga 1,971 £ në 3,549 £ në tetor./BBC
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf