Lajme

Britania, me sanksionet të rënda për Rusinë

Britania e Madhe do t’i përgjigjet me vendosmëri “sulmit të paprovuar” të Rusisë ndaj Ukrainës, tha kryeministri, Boris Johnson

Edhe ministri i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, i ka thënë BBC-së dhe mediave të tjera britanike se Mbretëria e Bashkuar po sjell përpara një paketë sanksionesh të paprecedentë dhe të koordinuara, përcjell albinfo.ch.

Sanksionet do të nisnin sot dhe të tjera do të njoftohen me valë në ditët në vijim. “Ato do të jenë sanksionet më të mëdha dhe më të rënda që Rusia ka parë ndonjëherë”, tha ai për Sky News.

Ai i tha BBC-së se ukrainasit “duhet ta dinë se Mbretëria e Bashkuar qëndron me ta”.

Tutje shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të ofronte “ndihmë të drejtpërdrejtë” për Ukrainën në mbrojtjen e vendit të tyre.

“Kjo është planifikuar prej kohësh nga Vladimir Putin. Ky është një pushtim dhe është krejtësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar”.