Shqipëria
Rama thotë se lajmi “burg për ngrohje mbi 19 gradë…” nuk doli nga ai
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, postoi në rrjetet sociale disa linqe të medieve të huaja që shkruan për lajmin në fjalë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë sqarime në lidhje me lajmin se “në Zvicër, 3 vjet burg po u ngrohe me 19 gradë”, që është përhapur kudo. Ky lajm, sipas tij, nuk ka dalë nga ai vetë, por nga mediet zvicerane.
Rama postoi në rrjetet sociale disa linqe të medieve të huaja që shkruan për lajmin në fjalë.
“Ky lajm është përhapur gjithandej, jo nga unë, po nga vetë mediet zvicerane. Në bashkëbisedimin e sotëm publik, pasi një gazetare shpjegoi, se sipas ambasadorit zviceran ky ishte keqkuptim, kërkova madje edhe ndjesë, pavarësisht se s’kam asnjë gisht në ndërkombëtarizimin e këtij lajmi me burim medien zvicerane. Tani po bashkëngjis një postim kuptimplotë pas bashkëbisedimit publik dhe dy nga shumë linqet e lajmit në fjalë! Jam i bindur që e bëni vetë dallimin mes kujt ka respekt për të vërtetën e për publikun dhe kujt burimet e informimit i përdor për helmimin masiv të publikut!”, shkroi Rama.
https://nationworldnews.com/crisis-in-switzerland…/ https://www.dailymail.co.uk/…/Switzerland-considers… https://www.20min.ch/…/de-lourdes-sanctions-guettent…
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin










