Jeta në Zvicër
Burkhalter kërkon në OKB angazhim të shtuar humanitar
Shtetet duhet të jenë në gjendje që ta trajtojnë në mes vete jetësimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare, ka thënë ministri zviceran i punëve të jashtme
Ministri i jashtëm i Zvicrës, Dieidier Burkhalter në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka kërkuar mbajtjen e një konference të rregullt të shteteve nënshkruese për të drejtën humanitare ndërkombëtare. Mbajtja e një konference të tillë, ka thënë ai ndihmon për forcimin e kësaj të drejte.
Zvicra ka realizuar konsultime me një numër të madh shtetesh nënshkruese, ka thënë kryediplomati zviceran. Nga këto konsultime ka dalë konstatimi se konventat e Gjenevës (për të drejtat e njeriut) nuk disponojnë ndonjë forum institucional. Por, ka thënë Burkhalter, shtetet duhet të jenë në gjendje që ta trajtojnë në mes vete jetësimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare.
Ministri zviceran gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e OKB-së ka takuar homologët e tij nga Rusia (Sergej Lawrow dhe atë nga Irani (Mohammed Jawad Sarif). Me ta ka biseduar rreth mundësive të zgjidhjes së konfliktit nüë Siri dhe atij në Ukrainë. Me ministrin rus ai ka folur edhe për ngritjen e një grupi të kontaktit për Sirinë në të cilin do tüe merrnin pjesë vendet si SHBA, Rusia dhe vendet arabe në kufij me Sirinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto













